Please enter at least 3 characters.

Vinicius i magjishëm, 17-vjeçari i tregon edhe një herë Realit se nuk ka gabuar që ka shpenzuar 45 milionë për atë (Video)

2017/07/capture-20170723-210050.jpg

Vinicius Junior para disa javësh ishte kryetema e mediave pasi Real Madridi e transferoi atë nga Flamengo duke mposhtur konkurrencën e Barcelonës.

17-vjeçari u bë lojtar i Los Blanocs për 45 milionë euro, shifër që tregon më së miri vlerat e tij.

Ai vazhdon të jetë pjesë e Flamengos dhe në fitoren 2-1 ndaj Coritiba ai dhuroi spektakël për një moment.

Se Vinicius është një talent special mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme. /Telegrafi/