Please enter at least 3 characters.

Villas-Boas: Bale nuk flet me bashkëlojtarët

2016/01/f.0816131725569_m.jpg

“Gjendjen e tij mentale nuk e di askush, pasi lojtari nuk flet. E vetmja gjë që ne jemi në gjendje ta shohim ose ju mediat ta shihni, është se lojtari vjen dhe largohet nga fusha stërvitore”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për interesimin e Real Madridit në lojtarin. Kjo nuk do të thotë se ne duam të negociojmë për të. Ideja jonë është të llogarisim në shërbimet e Gareth”.

“Ne mund të flasim me lojtarët sa u takon ambicieve të tyre dhe ne mund t’u shpjegojmë atyre se në faza të caktuara lojtarët janë nën kontratë dhe kanë përgjegjësi për klubet e tyre dhe ne si klub, ose kryetari i bordit si person i cili kontrollon klubin, duhet t’i mbrojë interesat e veta”, ka thënë Villas-Boas. /Telegrafi/