Please enter at least 3 characters.

Vidhen gjësende me vlerë në një shtëpi në Prizren

2018/03/vjedhje-ne-shtepi-587x346.jpg

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, para te gatshme dhe një pistoletë me leje valide .

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:45, në Prizren.

“Ankuesi ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, dhe para te gatshme dhe një pistoletë me leje valide”, thuhet në raport. /Telegrafi/