Please enter at least 3 characters.

Vidhen 130 mijë denarë nga një kazino në Shkup

2016/05/Kazino-780.jpg
50:"3D closeup of casino table with roulette and chips
18:"viperagp - Fotolia

Një kazino në bulevardin "Aradhat partizane" në Shkup është plaçkitur, me ç'rast janë marrë 130 mijë denarë nga qarkullimi ditor.

MPB sot njoftoi se vjedhjen e ka kryer një person i maskuar, i cili duke kërcënuar me thikë dhe shkop i ka marrë paratë nga e punësuara në kazino, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 08:50, ndërsa nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/