Please enter at least 3 characters.

Videoja e fundit e studentes amerikane që zbuloi gabimin e saj, i telefonoi taksisë dhe u fut gabimisht në veturë tjetër – aty mori fund gjithçka

2022/10/1-263.jpg

Vdekja tragjike e Samantha Josephon në vitin 2019 pati shokuar të gjithë.

Në natën e kobshme në vend se të futet në një taksi Uber në Karolinën e Jugut, ishte futur gabimisht në veturën që më vonë u konstatua se gjendej vrasësi i saj.

Historia e Samanthas është rrëqethëse, dhe sërish në rrjetet sociale po qarkullon videoja e kamerave të sigurisë, që e tregojnë duke u futur në veturën që e çoi drejt vdekjes, transmeton Telegrafi.

Studentja 21-vjeçe e shkencave politike, atë natë kishte dalë për t’u argëtuar me miqtë, e kur rreth orës 2 pas mesnate i telefonoi Uberit, priti në parking që të shfaqet taksi.

Për koincidencë aty ishte parkuar Nathaniel Rowland, 24-vjeç, kurse Samantha mendoi se ishte taksia e saj.

Kur u fut brenda, ai aktivizoi butonin për bllokimin e dyerve, ku dyert mund të hapen vetëm nga jashtë.

Në atë natë të kobshme, ai i shkaktoi vajzës 120 plagë me thikë, e të nesërmen u gjet e vdekur në pyll, kurse menjëherë u arrestua vrasësi falë pamjeve të kamerave të sigurisë.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës. /Telegrafi/