Please enter at least 3 characters.

Vidal e pranon se mund të largohet në verë, Interi futet në garë

2018/01/vidal-3.jpg
147:"during the UEFA Champions League group B match between Celtic FC and Bayern Muenchen at Celtic Park on October 31, 2017 in Glasgow, United Kingdom.
11:"Stu Forster

Arturo Vidal ka thënë se qëndrimi i tij te Bayern Munich është i sigurt vetëm deri në verë, ndërsa Interi është vënë pas mesfushorit. 

Calciomercato.com shkruan se Inter është në kërkim të një mesfushori të nivelit botëror, por rregullat e Financial Fair Play, e kanë ndaluar që të paguajë shumë deri më tani.

Ai vetë ka thënë se do të qëndrojë deri në verë, për ta parë pastaj të ardhmen.

“Do të qëndrojë këtu deri në verë, pastaj do ta shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë ai për Kicker.

Vidal ka qenë i lidhur me Nerazzurrët verën e shkuar, por vendosi të qëndrojë në Bayern Munich.

Ish mesfushori i Juventusit, ka edhe 18 muaj kontratë.

Çmimi i tij llogaritet deri në 50 milionë euro.

Bayern Munich është duke menduar të bëjë disa lëvizje në klub, ku pritet të largojë disa nga yjet. /Telegrafi/