Please enter at least 3 characters.

Vidal e ka ndërprerë kontratën me Barcën, në pritje të konfirmimit te Interi

2020/09/Arturovidal-2-e1599645338160.jpg
249:"NAPLES, ITALY - FEBRUARY 25: Arturo Vidal of Barcelona during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between SSC Napoli and FC Barcelona at Stadio San Paolo on February 25, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediat italiane raportojnë se Arturo Vidal ka arritur marrëveshje me Barcelonën për ndërprerjen e kontratës dhe pritet të arrijë në Milano për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te Interi.

Mesfushorit i është thënë të gjejë klub të ri nga trajneri Ronald Koeman, ashtu që dy palët kanë arritur marrëveshje për përfundimin e mëhershëm të kontratës, ashtu që kiliani mund të largohet si lojtar i lirë.

Sipas Sport Mediaset, gjithçka është zgjidhur të martën mbrëma, me Vidal që është pajtuar të heqë dorë nga rroga e tij njëvjeçare, në mënyrë që të zgjidhet situata.

(Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, është raportuar se lojtari ka arritur marrëveshje personale me Interin, ku do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me opsionin për një vit shtesë.

Ai do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon plus bonuset, ndërsa së shpejti do të udhëtojë drejt Italisë për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.

Te Nerazzurrët, Vidal do të ribashkohet me trajnerin Antonio Conte, nën drejtimin e të cilit ka luajtur te Juventusi. /Telegrafi/