Please enter at least 3 characters.

Vettel e nis nga vendi i parë garën në Kinë, Hamilton i katërti

2018/04/vettelfi-2-e1523714219722.jpg
287:"SHANGHAI, CHINA - APRIL 14: Pole position qualifier Sebastian Vettel of Germany and Ferrari celebrates in parc ferme during qualifying for the Formula One Grand Prix of China at Shanghai International Circuit on April 14, 2018 in Shanghai, China. (Photo by Charles Coates/Getty Images)
12:"Getty Images

Sebastian Vettel do të ketë një fillim të përsosur për të regjistruar fitoren e tretë radhazi në këtë edicion të Formula 1, pasi lideri i kampionatit të sivjetmë përfundoi para Kimi Raikkonenit, në një tjetër renditje që udhëhiqet nga Ferrari.

Kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, gaboi në xhiron e fundit dhe do të niset nga vendi i katërt, prapa kolegut nga Mercedesi, Valtteri Bottas.

(Foto: Getty Images)

"Automjeti ishte i jashtëzakonshëm dhe bëhej gjithnjë e më i mirë".

"Nuk do të befasohesha nëse nesër (e diel) diferenca ngushtohet dhe do të jetë një garë e ngushtë", ka deklaruar Vettel.

(Foto: Getty Images)

"Nuk e di nëse mund të sfidojmë, ishim gjysmë sekonde prapa sot (e shtunë)".

"Ishim më të shpejtë më garën e fundit, por ata ia dolën të mbaheshin dhe ndoshta do ta bëjnë të njëjtën gjë edhe nesër (e diel)", ka deklaruar Hamilton.

Dyshja e Red Bullit, Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo, janë renditur në pozitat pesë dhe gjashtë, respektivisht, derisa Nico Hulkenberg (Renault) do ta nisë garën nga vendi i shtatë. /Telegrafi/