Please enter at least 3 characters.

Vetëvendosje hap fushatën sot në sallën "Minatori" në Mitrovicë

2019/09/69914204_10156151912187000_3398355128787402752_n.jpg

Lëvizja Vetëvendosje sot do të hapë zyrtarisht fushatën në Mitrovicë.

Në një njoftim për media Vetëvendosje bën të ditur se tubimi hapës do të bëhet në ora 16:00 në sallën “Minatori”.

Në tubim merr pjesë edhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen me 6 tetor.

Në këto zgjedhje do të garojnë  25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore. /Telegrafi/