Please enter at least 3 characters.

Vetëm dy deputete kanë kërkuar para për marrjen me qira të një apartamenti

2017/04/Kuvendi-i-Maqedonise-1.jpg

Vetëm dy deputete deri tani kanë bërë kërkesë për t'ju paguar të holla për qira në Shkup, ndërsa deputetët tjerë këmbëngulin në pagimin e mëditjes për të udhëtuar në kryeqytet.

Deputetja nga Prilepi e OBRM-PDUKM-së, Ane Llashkoska dhe deputetja nga Shtipi, nga e njëjta parti, Blagica Llasovska, kërkuan që paguhet kompensim nga ana e Kuvendit në vlerë prej 400 euro për të marr me qira një apartament në Shkup.

Qiraja e banesës është e drejtë e re që mund të përdoret nga deputetët, e parashikuar nga ndryshimet në ligj. Qiraja për një banesë ofrohet për ata deputetë, vendbanimi i të cilëve është jashtë territorit të Qytetit të Shkupit dhe nëse ata nuk e përdorin kompensim për përdorimin e një makine personale për qëllime zyrtare ose për një jetë të veçantë me familjen. /Telegrafi/