Please enter at least 3 characters.

Vetë aksident në Ozdrim të Pejës, vozitësi lëndohet rëndë

2020/12/jk-768x1024-1-e1608542375697.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:45 në fshatin Ozdrim të Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se ishte një vetë aksident ku si pasojë vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe se i njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin e Pejës e pastaj është nisur për në QKUK.

Ai ka thënë se rastit i janë përgjigjur menjëherë njësiti policor së bashku me zjarrfikësit dhe autoambulancën. /Telegrafi/