Vetaksidentohet një kamion në autostradën Prishtinë-Prizren, lëndohet një person
15/04/2026
Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kilometrin 24 të autostradës në drejtimin Prishtinë-Prizren.
Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një kamion. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
Ai bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00 dhe për pasojë një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Krasniqi shtoi se policia është duke u marrë me shkaqet e këtij aksidenti. /Telegrafi/


