Vetaksidentohet në Suharekë
28/01/2018
Një person gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij në fshatin Studençan të Suharekës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar.
Ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. /Telegrafi/


