Veseli: Peja do të kualifikohet në finale
Verdhezinjtë sonte do të jenë nikoqir i Rilskit në palestrën e sporteve “Karagaç”, ndeshje të cilën e cilin me një avantazh të lehtë falë fitores 63:62 në takimin e parë të gjysmëfinales në udhëtim.
Basketbollisti i Pejës zotohet se ai dhe shokët e tij do të japin gjithçka nga vetja, për t’i gëzuar tifozët pejanë, por edhe të gjithë ata që e duan këtë sport në Kosovë.
“Po, jemi me një epërsi të lehtë, sepse kemi fituar si mysafirë në Bullgari dhe natyrisht se është një rezultat tejet i mirë për ne”.
“Kjo na bën të koncentrohemi dhe të japim gjithçka nga vetja, sepse pa dyshim kjo është loja më e rëndësishme e stinorit dhe luajmë pranë publikut tonë. Besoj shumë se do të arrijmë në finale”, thotë basketbollisti prishtinas për “Zërin”.
Ai ka folur edhe për kundërshtarin e sotëm, duke thënë se Rilski ka një ekip shumë të mirë me lojtarë me shumë eksperiencë.
“Janë shumë të rrezikshëm edhe për faktin se nuk kanë çfarë të humbin dhe se Peja duhet të ketë shumë kujdes”, përfundoi ai. /Telegrafi/


