Please enter at least 3 characters.

Veseli nga SHBA-të: Kosova do të përfitojë miliona dollarë nga MCC

2018/12/47681528_362601421166142_8874416797437132800_n.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli bënë të ditur se i është konfirmuar në SHBA se Kosova do të përfitojë edhe dhjetëra miliona dollarë donacione nëpërmjet Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Veseli tha se i është konfirmuar se MCC tanimë ka avancuar statusin e Republikës së Kosovës në programet e saja.

“Posa u njoftova se Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC ka avancuar statusin e Kosovës në programet e saja. Me këtë vendi ynë do të përfitojë dhjetëra miliona dollarë që do të investohen në fusha të ndryshme”, ka njoftuar Veseli nëpërmjet faqes e tij në Facebook.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i vili po qëndron prej disa ditësh në SHBA ka marrë po ashtu konfirmimin e mbështetjes amerikane për Ushtrinë e Kosovës si dhe për donacione të shumta të ngritjes së kapaciteteve ushtarake. /Telegrafi/