Please enter at least 3 characters.

Veseli: Beteja e Vrrinit do të shënohet në faqet e lavdishme të historisë së UÇK-së

2018/09/unnamed-5.jpg

Në nderim të 20 vjetorit të Epopesë së Vrrinit, kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli sot ka vizituar familjet e heronjve të Kosovës, Xhevat Berisha dhe Agim Shala.

“Në nderim të 20 vjetorit të Epopesë së Vrrinit, sot vizitova familjet e heronjve të Kosovës, Xhevat Berisha dhe Agim Shala.

Beteja e Vrrinit do të shënohet në faqet e lavdishme të historisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook, përcjell Telegrafi.