Please enter at least 3 characters.

Verus prezanton pamjet e reja të Samsung Galaxy S6

2016/01/verus-prezanton-pamjet-e-reja-t-euml-samsung-galaxy-s6_hd.jpg

Së fundmi janë parë një numër i madh i publikimeve që tregojnë dizajnin e mundshëm të Galaxy S6. Interesante, megjithatë është se në shumicën prej këtyre publikimeve, dizajni i ri i Samsung Galaxy S6 duket të jetë shumë i ngjashëm me iPhone 6 të Apple.

Samsung do ta prezantojë Galaxy S6 gjatë një konference për shtyp më 1 mars. Sipas një raporti të veçantë nga BGR, telefoni do të shfaqet i tëri në qelq dhe alumin, me ekranin në Quad HD, procesorin 64-bit octa-core, kamerën e pasme me 20MP, deri në 128GB memorie të brendshme, një markë të re të pagesave mobile të Samsung Pay, dhe Android Lollipop. (Telegrafi)