Vera është e paimagjinueshme pa to: Çdo femër me stil duhet t'i ketë këto 10 pjesë veshjesh në gardërobën e vet!
Pjesët hit të veshjeve të sezonit
Disenjatorët e modës kanë krijuar tashmë listën e duhur për këtë verë.
Revytë e njëqind disenjatorëve më me ndikim në muajt e fundit kanë vendosur tashmë standardet se çfarë do të vishet këtë sezon, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk e keni bërë tashmë, patjetër duhet tʹi keni këto pjesë:
1. Një fustan i gjatë boho
Edhe këtë sezon stili boho është në trend. Duhet të keni të paktën një fustan.
Sandalet dhe vera janë një kombinim që nuk ka konkurrencë. Ky model i përshtatet çdo stili dhe është i mrekullueshëm si për variantet e ditës ashtu edhe për ato të mbrëmjes.
E gjelbra është veçuar si ngjyra kryesore e sezonit dhe një çantë në këtë nuancë do të bëjë çdo stil më interesant.
Janë rikthyer sërish në skenën e modës dhe duhet ta pranojmë se duken vërtet të fuqishme te çdo femër. Të kombinuara me taka të larta dhe një këmishë janë një hit i plotë.
Është një pjesë që pavarësisht sezonit duhet ta gjejmë në gardërobën e çdo femre me stil. Aq e thjeshtë dhe aq efektive.
Një pjesë bazë që përshtatet shumë lehtë dhe duket e mrekullueshme për zonjat e të gjitha brezave.
Aksesorët e flokëve janë shumë të pëlqyer edhe këtë vit, dhe shalli është i mrekullueshëm për ato ditë kur nuk keni shumë kohë për ta rregulluar dhe dëshironi të lini përshtypje të mira.
Modeli që dominon këtë verë është padyshim me lule.
Kornizat e mëdha janë sërish në trend.
Një pjesë shumë praktike. Mund të merret në punë, dalje, plazh...


