Please enter at least 3 characters.

Veprim i pamend për t’u treguar “talent”: Turisti përplaset keq për platformën e statujës (Video)

2017/03/Turisti-u-përplas-keq-për-platformën-e-statujës-që-ndodhej-në-ujë-foto-1.jpg

Amerikani i paidentifikuar që ndodhej në Alicante të Spanjës, ka dashur t’i mahnisë shokët me aftësitë e tij në hedhje, por ka dështuar keq.

Në vend se të arrijë cakun, që ishte platforma e një statuje të vendosur në liqe, ai është përplasur dhe ka rënë në ujë, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet turisti teksa hidhet nga shkallët dhe qëllon objektin me pjesën e pasme dhe menjëherë bie poshtë.

Miqtë e tij nuk ndalojnë së qeshuri, derisa ai noton dhe del përjashta i lënduar dhe i lagur me gjithë rrobe.

“Sikur të hipte si duhet, ai prapë do të binte në ujë derisa të kthehej prapa. Veprim i pamend, që nuk duhet përsëritur”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/