Please enter at least 3 characters.

Veprat e Banksyt shiten më shtrenjtë se ç’ishte parashikuar

2018/10/Banksy01-e1540664389595.jpg

Disa vepra të njohura të artistit misterioz, Banksy, janë shitur gjatë një ankandi në Paris të Francës.

Për dallim me veprën “Vajza me Balonë” e cila u vetëshkatërrua gjatë një ankandi në Londër, kësaj radhe nuk ka pasur ndonjë incident të tillë.

Përkundrazi, të gjitha veprat e ekspozuara në ankand u shitën dy apo tre fish më shtrenjtë se ç’ishte paraparë, shkruan Euronews.

Veprën “Ndalo dhe kërko” e ka blerë një koleksionist ndërkombëtar i artit për një shumë prej 65,000 eurosh. Ndërsa vepra “Kanaçja e supës” është blerë nga një koleksionist evropian për 46,800 euro. Po ashtu edhe vepra e titulluar “Mbretëresha Vic” u shit për 11,700 euro, shumë kjo katër herë me e lartë se sa ç’ishte planifikuar. /Klan Kosova/