Vendosja e posterëve në objekte banesore, PZAP gjobit Listën Serbe
PZAP
Në PZAP janë paraqitur 352 apele nga kandidatët për anëtarë të kuvendeve komunale
02/10/2025
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Listën Serbe me 800 euro për vendosjen e posterëve në objektet banesore kolektive në rrugën “Princi Millosh” në Mitrovicën e Veriut, pa lejen e pronarëve.
Ky vendim i PZAP-së është marrë pas ankesës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në bazë të njoftimit të PZAP-së, “veprimi i Listës Serbe ka rënë ndesh me nenin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që thekson se veprimet e ndaluara të subjekteve politike”.
PZAP ka urdhëruar Listën Serbe që t’i largojë posterët, duke theksuar se nëse nuk i binden urdhrit, mund të sanksionohen me dënime shtesë.


