Vendoset orari i ndeshjeve të barazhit
Por, jo edhe për skuadrat që në Superligë do të jenë në pozitat nëntë e dhjetë dhe në Ligën e parë në pozitat tre dhe katër, meqë për mbetje në elitë, përkatësisht ngritje, do të luhen ndeshjet e barazhit.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës më 11 qershor në stadiumin "Riza Lushta" ka përcaktuar të zhvillohen dy ndeshjet e barazhit.
Ndeshja e parë mes vendit të nëntë në Superligë dhe të tretit në Ligën e Parë do të zhvillohet nga ora 13:00, kurse e dyta mes skuadrës që do të renditet në vendin e dhjetë në Superligë dhe asaj në pozitën e katërt në Ligën e Parë do të zhvillohet nga ora 16:00.
Ndërkohë KE e FFK-së në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka vlerësuar se edicioni 2014-2015 ishte njëri ndër kampionatet më interesante dhe atraktive gjatë këtyre viteve të fundit, transmeton Koha.net.
Ky vlerësim i KE-së është përforcuar edhe nga gara interesante për titull, meqë kampioni i ri do të vendoset në xhiron e fundit. Do të jetë Ferronikeli ose Besa.


