Please enter at least 3 characters.

“Vendimet e FIFA-s duhen respektuar” - Infantino flet për largimin e pezullimit të Balogun

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas diskutimeve publike rreth vendimit të Komitetit të Pavarur Disiplinor për pezullimin e Folarin Balogun, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së organeve gjyqësore në futboll.

Infantino nënvizoi se strukturat disiplinore të FIFA-s veprojnë në mënyrë tërësisht të pavarur dhe marrin vendime bazuar në rregulloret ekzistuese dhe faktet e secilit rast.

Shumë emra të njohur të futbollit, po ashtu edhe Kombëtarja e Belgjikës, e kundërshtuan faktin, se Balogun, iu largua kartoni i kuq.

“Organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura. Ato zbatojnë Kodin Disiplinor dhe vendosin bazuar në rregulla dhe fakte. Pavarësia e tyre është thelbësore për integritetin e futbollit dhe duhet respektuar gjithmonë”, deklaroi ai.

Ai gjithashtu foli për kontaktet e tij me liderë botërorë, duke konfirmuar se ka diskutuar çështje të Kupës së Botës edhe me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por duke sqaruar se vendimet mbeten në duart e organeve përkatëse të FIFA-s.

“Është një proces ligjor që trajtohet nga organet e pavarura dhe vendimi merret prej tyre. Kështu funksionon sistemi i FIFA-s dhe unë do ta respektoj gjithmonë këtë parim”, shtoi Infantino.

Presidenti i FIFA-s pranoi se jo gjithmonë pajtohet me vendimet e komisioneve disiplinore, por theksoi se respekti për to është i panegociueshëm.


“Disa vendime më befasojnë, me disa pajtohem dhe me disa jo. Por gjithmonë i respektoj. Nëse na pëlqejnë apo jo, është e parëndësishme. Respekti për institucionet dhe sundimi i ligjit mbrojnë integritetin e garave tona”, përfundoi ai.