Please enter at least 3 characters.

Vdes një shtetas i Maqedonisë në aksident komunikacioni në Greqi

2016/08/aksident-3-1.jpg

Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Selanik - Gjevgjeli, afër kufirit Greqi - Maqedoni, ka vdekur një shtetas i Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoferi 29 vjeçar i veturës ''Shkoda Superb'' me regjistrim të Shkupit, që sipas të gjitha gjasave e ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, ka goditur në drunjtë përreth autostradës.

Informacionet e fundit flasin se në veturë kanë qenë edhe gruaja shtatzënë e shoferit tashmë të ndjerë, një fëmijë dyvjeçar dhe një grua e moshuar./Telegrafi/