Please enter at least 3 characters.

Vdes një grua në Prizren, u tha se nuk i është dhënë ndihma mjekësore

2023/11/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-89.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person ka informuar se një gruas nuk i është dhënë ndihma mjekësore dhe si pasojë ka vdekur pas një kohe të shkurtër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 02:44, në Prizren.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/