Please enter at least 3 characters.

Vdes një femër në emergjencën e Ferizajt, rasti po hetohet

2018/05/vdekje.jpg

Nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se ka ndërruar jetë një femër e cila sipas mjekut kishte pasur vdekje natyrale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërgyar në IML.

“Nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se ka ndërruar jetë viktima femër kosovare, e cila sipas mjekut kishte pasur vdekje natyrale. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/