Please enter at least 3 characters.

Vdes nga COVID-19 një qytetare nga Drenasi

2020/06/Koronavirusi-Covid19-klinika-infektive-foto-Ridvan-Slivova-27.jpg

Edhe një viktimë nga COVID-19 është shënuar sot në Kosovë. Viktima është nga komuna e Drenasit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komunës, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook.

Kjo është vdekja e dytë në këtë komunë.

Postimi i plotë:Të dashur qytetarë,Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.Familjes Rrukiqi dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin.Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së.Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik. /Telegrafi/