Please enter at least 3 characters.

Vdes nënkoloneli i Policisë së Kosovës

2023/10/vdekje.png

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Nazmija Basovic.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Sindikata u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të Basovic.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë, nënkolonel Nazmija Basovic, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në njoftim të Sindikatës. /Telegrafi/