Please enter at least 3 characters.

Vdes edhe personi që qëlloi mbi Hazbi Idrizin

2017/01/Policia-e-Maqedonise-1.jpg

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese njofton se personi A.Q (53) i cili sot qëlloi për vdekje kryetarin e Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Q.A pasi qëlloi disa herë me armë zjarri mbi kryetarin e Bogovinës, ai vendosi edhe të vetëvritet. Dëshmitarët kanë arritur që të gjallë ta dorëzojnë në Qendrën për urgjencë në Shkup, mirëpo nuk ka rritur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë./Telegrafi/