Please enter at least 3 characters.

Vazhdon rritja e çmimit të naftës së papërpunuar

2019/03/oil_price2.jpg
435:"BERLIN, GERMANY - MARCH 03: Cars drive past a sign showing the prices per liter for Super and Super E10 gasoline at a petrol station on March 3, 2011 in Berlin, Germany. Germany's association of petroleum producers announced today that they would stop deliveries of Super E10, which contains a small percentage of ethanol, becuase stockpiles are too high and consumers are not buying enough of it. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
12:"Getty Images

Çmimi naftës së papërpunuar Brent, ka shënuar rritje dhe shitet me 65.21 dollarë për fuçi, ndërkohë nafta WTI shitet me 55.94 dollarë për fuçi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar të rrisin prodhimin e naftës së papërpunuar duke arritur një tjetër rekord të kohëve të fundit, me çka kanë shtuar pasigurinë e tregut botëror të naftës duke krijuar një presion për rënie të çmimeve të saj.

Arabia Saudite si prodhuesi më i madh i naftës së papërpunuar, ka regjistruar rritje të prodhimit të saj me 104 mijë fuçi në ditë, një rekord i ri i të gjitha kohërave me gjithsej 12.1 milionë fuçi në ditë, përcjell Telegrafi.

Çmimet filluan të ulen të enjten pasi Japonia shënoi rënien më të madhe të prodhimit, që rezultoi me një kërkesë më të vogël për naftë të papërpunuar në tregun e konsumit të ekonomisë së katërt në botë.

Administrata për Informacion mbi Energjinë, thotë se prodhimi amerikan i naftës së papërpunuar, pritet të arrijë mesatarisht 12.4 milionë fuçi në ditë në vitin 2019 si dhe 13.2 milionë fuçi në ditë në vitin 2020. /Telegrafi/