Vazhdojnë veprimet skandaloze të tifozëve të Crvena Zvezdas - vendosin hartën e Kosovës me flamurin serb në ndeshjen e Ligës së Kampionëve
19/09/2024
Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Crvena Zvezdës dhe Benficas, u mbyll me fitoren e portugezëve, por që një episod gjatë ndeshjes tregoi edhe njëherë mendësinë e tifozëve serb. E si zakonisht, tifozët serbë kanë vazhduar me gjestet aspak të pranueshme, duke shpalosur hartën e Kosovës me flamurin serb në të në një ndeshje të nivelit më të lartë siç është Liga e Kampionëve.Kjo u bë në një ndeshje të rëndësishme si Liga e Kampionëve, gara më e fortë që udhëhiqet nga UEFA.


