Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë temperaturat e larta në vendin tonë

2016/01/na-pret-mot-me-diell-dhe-i-ngroht-euml_hd.jpg

Vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit.

Si rezultat i kësaj, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta. Sot sipas meteorologëve do të mbaj mot kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

Pasdite vende-vende pritet të ketë rrebeshe me bubullima.

Temperaturat sot do të sillen nga 17 deri në 35 gradë celsius.

Indeksi i rrezeve UV kryesisht do të jetë në vlera shumë të larta, e që në kushte të një moti me kthjellime e diell, përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet t'i ikim ekspozimit në rreze të diellit. /Telegrafi/