Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë reshjet e shiut

2016/01/shiu-v-euml-rshon-edhe-zyrat-e-kuvendit-t-euml-kosov-euml-s-foto_2_hd.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas institutit, vranësirat do të shoqërohen edhe me rreze dielli dhe reshjet do ta zvogëlojnë dukshëm intensitetin e tyre, duke përfshirë vetëm disa territore të kufizuara.

“Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/