Please enter at least 3 characters.

Vanessa publikon video të Kobe Bryant, ku fliste për stërvitjet e vajzës Gianna

2020/03/GettyImages-96671865.jpg
495:"DALLAS - FEBRUARY 13: Kobe Bryant #24 of the Los Angeles Lakers smiles with his wife Vanessa Lynne during the Taco Bell Skills Challenge on All-Star Saturday Night, part of 2010 NBA All-Star Weekend at American Airlines Center on February 13, 2010 in Dallas, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Jed Jacobsohn/Getty Images)
12:"Getty Images

Ikona e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, vazhdojnë të përkujtohen dy muaj pas vdekjes së tyre tragjike.

Kështu të paktën bëri edhe gruaja e tij, Vanessa Bryant e cila emocionoi ndjekësit e saj përmes një videoje në rrjetin social Instagram. Ajo e ka publikuar një xhirim, ku Bryant fliste për stërvitjet e vajzës në basketboll.

Duke folur për vajzën e tij, Kobe dëgjohet duke thënë: "Ajo filloi të luajë futboll, që është një nga sportet e mia të preferuara gjithashtu".

"Por, atëherë kur ajo pyeti për të mësuar lojën e basketbollit, unë fillova ta mësoja dhe ajo filloi ta shijojë atë dhe dëshironte të luante çdo ditë. Temperamenti i saj është shumë i ngjashëm me timin. Ajo është jashtëzakonisht konkurruese, shumë e zjarrtë dhe nuk pranon asnjë sfidë”, ka thënë Bryant më tej.

Kobe, i cili gjithë karrierën e kaloi te LA Lakers, ishte në të njëjtën kohe edhe trajner në ekipin në të cilin vajza e tij luante.

Basketbollisti dhe vajza e tij 13 vjeçare vdiqën pas një përplasjee të helikopterit në Calabasas të Kalifornisë, së bashku me shtatë persona të tjerë. /Telegrafi/