Van Persie: Ëndërroj ta fitoj LK-në
15/01/2014
Ish-sulmuesi i Arsenalit nuk ishte në përbërjen e ekipit të tij kur Topçinjtë në vitin 2006 dështuan të fitojnë Ligën e Kampionëve në finale, por tani holandezi dëshiron që vet të jetë kontribues e vendimtar.
“Do të thoshte e gjithë bota për mua. Natyrisht, është trofe që jo shumë lojtarë e fitojnë. E fiton një herë, nëse je shumë me fat. Ka disa lojtarë që e kanë fituar më shumë se një herë, por unë ata i konsideroj shumë me fat”.
“Vetëm një ekip mund ta fitojë titullin e kjo është shumë e vështirë. Duket shumë e vështirë vit pas viti që të fitohet ky trofe. Është e vështirë të fitoni diçka që të gjithë e duan”, u shpreh Van Persie. /Telegrafi/


