Van Gaal sulmon: Ndeshje për festë, shumë palidhje
31/12/2014
Djajtë e Kuq janë në vendin e tretë në tabelë, me vetëm një humbje nga 14 ndeshje, por nuk ishin në gjendje që të nxjerrin një gol në barazimin pa gola ndaj Tottenhait.
“Të gjithë e dinë se trupi s'mund të rikuperohet për 48 orë. Për këtë arsye, është një rregull në FIFA dhe UEFA që s'mund të luani me këtë pak kohë për të pushuar. Kjo është e dëshmuar shkëncërisht”.
“Të gjithë e dinë këtë dhe përkundër kësaj ne duhet që të luajmë. Eshtë kulturë e Anglisë kjo. Nuk është mirë për shëndetin e lojtarëve dhe nuk është mirë për ndeshjen sepse të gjithë duan ndeshje atraktive. E keni parë pjesën e dytë ndaj Tottenhamit, apo të Chelseat ndaj Southamptonit”, ka potencuar Van Gaal. /Telegrafi/


