Van Gaal afër gjigantit italian?
20/06/2016
Trajneri holandez pritet të kthehet shpejt në menaxhimin e një skuadre pas shkarkimit nga Manchester United.
Ish-menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal, mund të vendos për një kthim të shpejtë të menaxhimit të një skuadre, me Milanin që thuhet të jetë i interesuar për shërbimet e tij.
Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra nga San Siro mund t’i kthehet alternativës së trajnerit holandez, nëse ata vendosin të marrin një trajner me përvojë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Ndryshe, te Milani janë ende në dilemë të vazhdojnë me Christian Brocchi ose të angazhojnë trajnerin e Empolit, Marco Giampaolo. /Telegrafi/


