Please enter at least 3 characters.

Van Dijk: Messi më i miri në botë dhe favorit për Topin e Artë, por as unë nuk do ta refuzoja çmimin  

2019/06/Messi-Van-Dijk-1.jpg
296:"BARCELONA, SPAIN - MAY 01: Lionel Messi of Barcelona battles for possession with Virgil van Dijk of Liverpool during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Barcelona and Liverpool at the Nou Camp on May 01, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk beson se Lionel Messi mbetet kandidati më i denjë për të fituar Topit të Artë 2019 - ndërsa pranon se nuk do ta refuzonte çmimin pas trofeut të fituar të Ligës së Kampionëve .

Mbrojtësi holandez ka qenë një shkëmb në zemrën e skuadrës së Liverpoolit që nga nënshkrimi i tij në janar të 2018, duke e transformuar vijën e fundit të mbrojtjes, e cila ishte ndër më të dobëtat në Ligën Premier.

Forma e tij e lartë gjithashtu ka kaluar në Evropë, ku Liverpooli mbajti gjashtë herë portën e paprekur deri tek fitorja e tyre 2-0 ndaj Tottenhamit në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma.

I zgjedhur tashmë si lojtari më i mirë në Angli dhe lojtari i sezonit në Ligën Premier, Van Dijk tani ka një shans të vërtetë për t'u bërë mbrojtësi i parë që fiton Topin e Artë që nga koha e Fabio Cannavaros më 2006 .

Van Dijk dhe Messi gjatë një dueli (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Por, me gjithë eliminimin e Barcelonës në gjysmëfinale, holandezi beson se argjentinasi mbetet kandidati më favoriti për ta fituar çmimin e madh individual, edhe pse shtoi se as ai nuk do ta refuzonte po që se do ta fitonte.

"Unë mendoj se Messi është lojtari më i mirë në botë. Ai duhet të fitojë Topin e Artë", u tha fillimisht Van Dijk gazetarëve pas përfundimit të finales.

"Por, nëse unë e fitoj, do ta marr atë, nuk do ta refuzojë. Megjithatë, Messi duhet ta fitojë, ai është më i miri në botë, nëse ai është në finale apo jo", përfundoi holandezi. /Telegrafi/