Please enter at least 3 characters.

Valverde publikon listën anti-Tottenham me shumë yje e pak të rinj

2018/12/Valverde-Tottenham.jpg
298:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 03: Ernesto Valverde, Manager of Barcelona gives his team instructions during the Group B match of the UEFA Champions League between Tottenham Hotspur and FC Barcelona at Wembley Stadium on October 3, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Ernesto Valverde ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur.

Barcelona është nikoqire e Tottenhamit në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në Camp Nou dhe me fillim nga ora 21:00.

Klubi katalunas ka siguruar tashmë kalimin e grupit nga vendi i parë, ndërsa Tottenhami duhet të marr një rezultat më të mirë se Interi.

Pamje nga ndeshja e parë mes Tottenhamit dhe Barcelonës (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Interi luan në shtëpi ndaj PSV-së, por beson në profesionalizmin e Barcelonës në takimin ndaj Tottenhamit.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur për një rotacion të madh ose lëshim nga ana e katalunasve, por kështu nuk duket fillimisht.

Kjo pasi në listën e 19 futbollistëve të ftuar në këtë ndeshjes, Valverde ka zgjedhur gjithë senatorët e ekipit dhe pak të rinj.

Yje si Lionel Messi, Gerard Pique, Sergio Busquets, Luis Suarez janë pjesë e të ftuarve, ndërsa nga të rinjtë vend kanë zënë vetëm Carles Alena dhe Miranda. /Telegrafi/