Please enter at least 3 characters.

Valverde: E dhimbshme, nuk ka justifikime për një rezultat si ky

2019/05/GettyImages-1147634199.jpg
258:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Ernesto Valverde, Manager of Barcelona reacts during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona pritej të festonte në udhëtim ndaj Liverpoolit, për të kaluar në finale të Ligës së Kampioneve, por në fund humbën 4-0 dhe Ernesto Valverde nuk po mund ta besojë se kjo ka ndodhur. 

Liverpool ka kaluar tutje me rezultat 4-3, duke prekur finalen për herë të dytë në dy vite radhazi.

"Ata ishin më të mirë dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Rezultati ishte 4-0 dhe nuk ka rast për justifikime”.

Ernesto Valverde. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

"Goli i tyre i dytë na dëmtoi masivisht dhe i treti erdhi menjëherë pas tij”.

"Ata luajtën mirë dhe ne duhet t'i përgëzojmë për arritjen e finales".

Valverde ua kishte kujtuar lojtarët të tij para ndeshjes, atë mbrëmje me Romën në Ligën e Kampionëve të sezonit të kaluar.

"Gjëja më e dhimbshme është se kjo ka nga ka ndodhur më parë”.

Jurgen Klopp e Ernesto Valverde. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

"Është shumë e dhimbshme për ne, veçanërisht për tifozët tanë. Është viti i dytë me radhë që e kemi përjetuar këtë”.

Ai foli edhe për golin e katërt që u shënua nga Liverpool ku mbrojtja e tij ishte në gjumë.

"Më befasoi mua dhe të gjithë. Ishte e pabesueshme dhe na nxori jashtë”, deklaroi Valverde. /Telegrafi/