Please enter at least 3 characters.

Valverde dënohet me vetëm një ndeshje mos-lojë pas ndërhyrjes jo-sportive ndaj Moratas

2020/01/valverde-1.jpg

Federata Spanjolle e Futbollit e ka dënuar me vetëm një ndeshje mos-lojë mesfushorin uruguaian të Real Madridit, Federico Valverde.

Valverde bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Alvaro Morata në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.

Kjo ndërhyrje e mesfushorit uruguaian u ndëshkua me të kuq, por krijoi shumë polemika shkaku i mungesës së ‘fair-play’.

Uruguaiani bëri një faull profesional për të parandaluar shënimin e Morata atë që ka të ngjarë të kishte qenë një vendim vendimtar, pasi Los Blancos fituan në penallti.

Tani Komiteti i Konkurrencës në Federatën Spanjolle ka marr vendim duke e dënuar lojtarin me vetëm një ndeshje mos lojë.

Kështu, Valverde do ta humb takimin e radhës së Real Madridit kundër Sevilla. /Telegrafi/