Please enter at least 3 characters.

Valbona Mema largohet nga Big Brother VIP Albania

2023/02/Screenshot_15-19-e1677073700268.png

Valbona Mema ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania ditën e sotme (e mërkurë).

Kështu është njoftuar nga një zarf që ‘Vëllai i Madh’ ua dërgoi banorëve, të cilin ishte duke e lexuar Luiz Ejlli.

Arsyeja e daljes së Bonës kishte të bënte me një familjar të sajin që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Foto: Screenshot/Instagram

“Për shkak të një situate urgjence shëndetësore familjare, konkurrentja Valbona Mema ka ndërprerë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP", thuhet fillimisht në njoftim.

"Për këtë arsye anulohet televotimi për ditën e shtunë. Valbona ju uron suksese të gjithëve duke shpresuar që të fitojë më i miri. Ju dua shumë të gjithëve”.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur ndërkohë kërkoi disa herë të dilte nga shtëpia për shkak të trysnisë dhe presionit psikologjik.

Nga ana tjetër, në spektaklin e së shtunës nuk do të largohet askush nga shtëpia. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram