Please enter at least 3 characters.

Vajza e Houston zgjohet nga koma

2016/01/vines-e1423696045620.jpg

Një lajm mjaft i mirë vjen për vajzën e Whitney Houston. Bobbi Kristina mësohet se ka dhënë shenja jete, transmeton Telegrafi.

22-vjeçare e këngëtares së ndjerë gjendej në spital që nga 31 janari i këtij viti, por së fundi është zgjuar nga koma.

Lajmin për mediat e ka përcjellë babai i saj, Bobby Brown, i cili është shprehur mjaft i lumtur që vajza e tij ka hapur sytë.

“Mund ta pranoj sot, vogëlushja ime është zgjuar”, ka deklaruar Bobby.

Vetëm pak kohë më parë familjarët kërkuar nga njerëzit që të luteshin për fatin e vajzës së tyre, teksa kishin humbur plotësisht shpresat për një “ringjallje” të saj. /Telegrafi/