Please enter at least 3 characters.

Ushtroi dhunë ndaj katër femrave, arrestohet prishtinasi

2019/09/arrestim-pranga-600.jpg

Një person është arrestuar në Prishtinë, për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj 4 viktimave.

Siç njofton policia i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartëcekur ndaj 4 viktimave. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/