Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaza
Ushtria izraelite ka filluar sulmin ndaj flotës humanitare Global Sumud që shkoj për në Gaza në ujërat ndërkombëtare.
Transmetimet e drejtpërdrejta nga flotilja treguan forcat detare izraelite duke hipur në anije njëra pas tjetrës.
E përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se ushtarët izraelitë u filmuan pranë njërës prej anijeve që po shkonte drejt Rripit të Gazës.
🔴 Israel attacks Global Sumud Flotilla
📍 Contact lost with 23 vessels after Israeli army attacks Gaza-bound humanitarian convoy in international waters
📍 Flotilla carried activists from 39 countries aiming to deliver aid and break Israel’s blockade https://t.co/P5GGg2JKbppic.twitter.com/Wiw71KDGdZ
— Anadolu English (@anadoluagency) May 18, 2026
Gazeta raportoi më vonë se ushtria izraelite ndaloi aktivistët në bordin e anijeve dhe po i transferonte ata në një anije të marinës të përshkruar si një “burg lundrues” përpara se t’i transportonte në portin e Ashdodit.
Ndërkohë, Flotilla Globale Sumud tha në një deklaratë se anijet ushtarake po i afroheshin flotës.
“Jemi në gatishmëri të lartë ndërsa vazhdojmë drejt Gazës. Refuzojmë të na frikësojnë”, thuhet në deklaratë.
Flotilja, e përbërë nga 54 anije, u nis të enjten nga distrikti turk mesdhetar i Marmarisit në një përpjekje të re për të thyer bllokadën izraelite të Gazës, e cila ka qenë në fuqi që nga vera e vitit 2007. /Telegrafi/


