Please enter at least 3 characters.

Ushtarët e KFOR-it dhurojnë gjak në mbështetje të popullit të Kosovës

2022/07/294772532_5155623447869153_1819792876182372360_n.jpg

Mbi 60 ushtarë dhe personel civil të KFOR-it kanë dhuruar vullnetarisht gjak në Kampin Bondsteel.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se kjo është bërë për të mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe popullin e Kosovës.

“Dhurimi i gjakut është një gjest vullnetar, personal dhe i fortë altruizmi që dëshmon përkushtimin e pjesëtarit të KFOR-it për të mbështetur popullatën e Kosovës edhe përtej thirrjes së detyrës siç thuhet me fjalën “angazhim” të pranishëm në moton e KFOR-it”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/