Please enter at least 3 characters.

US Open: Pa probleme për Murrayn

2016/01/f.0829120334885_m.jpg

Kampioni i Wimbledonit, ndeshja e të cilit u shty me orë të tëra për shkak të shiut, mposhti francezin Michael Llodra në tre runde (6-2, 6-4, 6-3) gjatë ndeshjes që zgjati 98 minuta.

Murray, i cili bëri vetëm pesë gabime të padetyruara, në rundin e dytë të turneut amerikan do të ndeshet me argjentinasin Leonardo Mayer, i cili fitoi në katër sete (7-6, 6-4, 3-6, 7-6) ndaj rumunit Victor Hanescu. /Telegrafi/