Please enter at least 3 characters.

Uruguai 1-0 Arabia Saudite, notat e lojtarëve

2018/06/Luis-Suarez-rusia-e1529515310508.jpg
290:"ROSTOV-ON-DON, RUSSIA - JUNE 20: Luis Suarez of Uruguay shakes hands with Osama Hawsawi of Saudi Arabia during the 2018 FIFA World Cup Russia group A match between Uruguay and Saudi Arabia at Rostov Arena on June 20, 2018 in Rostov-on-Don, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Përfaqësuesja e Uruguait fitoi kundër Arabisë Saudite me rezultat 1-0 dhe kështu u kualifikua për fazën e eliminimit direkt të Botërorit.

Golin e vetëm e shënoi Luis Saurez në minutën e 23-të dhe normalisht që ylli i Barcelonës ishte lojtari i ndeshjes.

Por, përveç 31-vjeçarit paraqitje të mirë në skuadrën uruguaiane bënë edhe Carlos Sanchez, Edinson Cavani, Rodrigo Bentancur dhe Jose Gimenez.

(Foto: Getty Images)

Për Arabinë Sudite më i miri ishte Salem Al Dawsari, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Abdullah Otayf e Salman Al-Faraj.

Suarez u zgjodh edhe nga FIFA si lojtar i ndeshjes.

Vlen të theksohet se ndeshja e ardhshme e Uruguait është ndaj Rusisë, vendimtare për vendin e parë në Grupin A.

Pas kësaj ndeshje Egjipti dhe Arabia Sudite janë eliminuar nga faza grupore. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Uruguait:

Notat e lojtarëve të Arabisë Saudite: