Please enter at least 3 characters.

Ursula von der Leyen zgjidhet presidente e Komisionit Evropian

2019/07/wwwwwww-e1563299967232.jpg
656:"Outgoing German Defence Minister and EU Commission president nominee Ursula von der Leyen arrives to deliver a speech during her statement for her candidacy for President of the Commission at the European Parliament on July 16, 2019 in Strasbourg, eastern France. - Ursula von der Leyen faced the European Parliament on July 16 ahead of a knife-edge secret vote to confirm her in Brussels' top job. The 60-year-old conservative will replace Jean-Claude Juncker as president of the European Commission if she secures a majority in the Strasbourg assembly. (Photo by FREDERICK FLORIN / AFP) (Photo credit should read FREDERICK FLORIN/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Parlamenti Europian ka zgjedhur Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Europian - gruaja e parë që mban një pozicion kaq të lartë në Bashkimin Evropian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Von der Leyen, kandidate e Partisë Popullore Europiane të qendrës së djathtë dhe një aleate e ngushtë e Kancelares Angela Merkel, do të jetë gjermanja e parë që do të udhëheqë bllokun në më shumë se gjysmë shekulli, që kur Walter Hallstein shërbeu nga viti 1958 deri më 1967.

Von der Leyen fitoi 383 vota në një votim të fshehtë, pak më shumë se shumica prej 374, që kërkohej për tu zgjedhur.

Ajo thuhet se kishte mbështetjen e deklaruar të tre grupeve kryesore, pro-BE-së - Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, dhe grupi Renew Europe.

Ndërsa Grupi i të Gjelbërve, si dhe grupet e krahut të djathtë dhe të krahut të majtë, kishin njoftuar më parë synimin e tyre për të votuar kundër saj. /Telegrafi/