Please enter at least 3 characters.

Urimi i Dua Lipës për Pavarësinë e Kosovës

2020/02/DuaLIpa-e1581948358389.jpg
216:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 26: Dua Lipa attends the 62nd Annual GRAMMY Awards at STAPLES Center on January 26, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Dua Lipa është përfshirë në frymën festive për t’i uruar qytetarët e Kosovës për Pavarësinë e vendit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore i ka shfrytëzuar profilet e saja në rrjetet sociale për të uruar 12 vjetorit e të bërit shtet.

Natyrisht se fotografitë e postuara janë me simbole shtetërore dhe kombëtare, ku nuk mungon shqiponja dykrenore dhe flamuri i Kosovës.

Duke e shoqëruar me zemra me ngjyrat e flamurit të Kosovës, Dua ka shkruar: “12 vjet Pavarësi”, ndërsa e ka shoqëruar me hashtagun: “Një komb, një flamur”.

Ndërsa një fotografi në InstaStory e shfaq shqiponjën në një prapavijë të kaltër, ashtu si ngjyrat e flamurit të Kosovës. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/dualipa)